Aktualitet

HORRORI me foshnjen në Korçë/ Ekspertiza: Fetusi i formuar, mostrat dërgohen në Tiranë

3 Maj 2022, 07:39 Nga DOSJA
HORRORI me foshnjen në Korçë/ Ekspertiza: Fetusi i formuar,

KORÇË– Valmira Hasimllari, është 40-vjeçarja e cila dyshohet se ka vrarë foshnjen e saj në Korçë. Mostrat e foshnjës së gjetur pa jetë, të mbyllur në një valixhe dhe e lënë në një dollap, janë dërguar për ekspertizë pranë mjekësisë ligjore në Tiranë. Mjekët ligjorë të shërbimit spitalor të Korçës kërkojnë dy gjëra, moshën e foshnjës, për të dalë në përfundimin se kemi të bëjmë me një lindje të zakonshme dhe jo abort. Sipas raportit mjeko-ligjor, fëmija ka qenë i formuar plotësisht. Nga ana tjetër 40 vjeçarja nuk është në gjendje për të dhënë sqarime rreth shtatëzanisë së saj dhe lindjes së foshnjës, për shkak të gjendjes së saj mendore. Ajo është transferuar nga spitali psikiatrik i Korçës te ai i Elbasanit.

Për shkak të anemisë së theksuar 40 vjeçarja ka qënë në rrezik serioz për jetën, duke pësuar abort. Deri tani oficerët e policisë gjyqësore kanë marrë në pyetje nënën e 40 vjeçares, bashkeshortin dhe fqinjët që kanë patur kontakte. 

Era e rëndë që vinte nga dollapi u pikas pas shumë kohësh nga burri i 40-vjeçares, Klodian Hasimllari i cili ishte kthyer një muaj më parë nga Greqia. Ai bëri denoncimin në polici, e përballë gazetarëve u shpreh se foshnja nuk ishte i tiji. Gruaja kishte shfaqur probleme mendore, ndërsa diagnoza, sipas mjekëve, është skizofreni, një sëmundje e rëndë, e cila sjell shkëputjen nga realiteti të pacientit. Mjekja psikiatre, Nikolina Bode deklaroi ditën e djeshme për mediat se ajo është pikasur nga familjarët e saj në muajin dhjetor me bark të fryrë, por nuk ka pranuar të ekzaminohej.

40-vjeçarja ka deklaruar para psikiatres, e cila e vizitoi pas zbulimit të ngjarjes së rëndë se është një “person tjetër” dhe se foshnja ka lindur nga ky “person”. Ngjarja horror u zbulua ditën e djeshme në Korçë. Hasimllari jetonte në banesë së bashku me djalin 15-vjeçar, i cili vuan nga autizmi. Për 40-vjeçaren duhet të kujdesej i vëllai, i cili merrte kempin për të, ndërsa për të miturin, kujdestare ishte gjyshja.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vrau foshnjen e saj, neuripsikiatrja tregon detaje: Mendon se është nga SHBA, s’njohu veten

“Mund të ketë lindur 7 muajsh”/Flet nëna e Valmira Hasimllarit: Kishte të vjella në shtator

‘S’është i imi’/ Gjeti fetusin e pajetë, muaj më parë burri e dërgoi vetë gruan në spital

Horrori në Korçë! Rëndohet gjendja e 40-vjeçares, dërgohet në psikiatrinë e Elbasanit

Dyshohet se vrau foshnjen në Korçë! Identiteti i 40-vjeçares, mostrat dërgohen në Tiranë

Vdekja e foshnjes në Korçë! Del ekspertiza: Fetusi ishte i formuar, ajo e abortoi

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet nena vret foshnjen ne korce valmira hasimllari nena vret foshnjen ne korce valmira hasimllari

Sondazh

Poll