Aktualitet

“Mund të ketë lindur 7 muajsh”/Flet nëna e Valmira Hasimllarit: Kishte të vjella në shtator

3 Maj 2022, 12:43 Nga DOSJA
“Mund të ketë lindur 7 muajsh”/Flet nëna e Valmira

KORÇË-  Nëna e Valmira Hasimllarit, autores së dyshuar për mbytjen e një fëmije të sapolindur në Korçë ka dhënë një intervistë duke zbuluar detaje të tjera lidhur me gjendjen e saj shëndetësore. Në fjalën e saj për emisionin “Shqipëria Live”, ajo tha se në asnjë moment nuk ka qenë në dijeni të shtatzanisë së vajzës së saj dhe se sipas llogarive mendon se vajza e saj ka qenë shtatzënë që në shtator.

E moshuara tha se muajin e marsit kishte qëndruar në shtëpi me të bijën pasi ajo nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, i ishin ënjtur këmbët dhe zonja kujdesej për nipin të cilin e dërgonte në shkollë. Por nuk kishte pikasur asgjë. Më pas, me ardhjen e bashkëshorit të saj nga Greqia më 30 mars, ajo ishte larguar nga banesa.

Nëna e Valmira Hasimllarit: Unë muajin e fundit para se të vinte dhëndri nga Greqia, kam ndenjur në shtëpi me vajzën time pasi ishte e sëmurë dhe unë kujdesesha për djalin dhe e çoja në shkollë. Në atë kohë nuk kishte aromë të pakëndshme në shtëpi. Me 30 mars u kthye dhëndri. Me tre mars ajo ishte e shtrirë në krevat. Na shtatori a tetori mund të ketë qenë shtatzënë se kishte të vjella.

Eraldo Harlicaj: A mendoni se është abuzuar seksualisht ndaj saj?

Nëna e Valmira Hasimllarit: Nuk e di, nuk kam pasur dijeni. Po të kisha dijeni nuk do të kishte arritur puna këtu. 13 mars ajo ka qenë në krevat, me 30 mars erdhi bashkëshorti i saj. Unë isha atje çdo ditë se i çoja djalin në spital. Nuk e dija që ishte shtatzënë se po ta dija do e çoja në spital. Nuk më mbushej mendja për shtatzëni se ajo kishte dhe zakone. Kishte ca kohë që vajza nuk ishte mirë, thoshte unë jam nga Amerika. 

LAJMI KRYESOR: HORRORI me foshnjen në Korçë/ Ekspertiza: Fetusi i formuar, mostrat dërgohen në Tiranë

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll