Aktualitet

Protesta/ “Sot jeni më të dobët”, Alibeaj-Bollinos: Ata janë shqiptarë Carlo, ti je homofob

22 Shkurt 2019, 06:34 Nga DOSJA
Protesta/ “Sot jeni më të dobët”, Alibeaj-Bollinos:

Bollino u shpreh se opozita ishte e dobët në protestën e djeshme dhe e paktë në njerëz. Alibeaj reagoi menjëherë dhe u shpreh ndaj Bollinos se nuk e kap dot me gjuhën shqipe dhe theksoi se gazetari i ka fobi shqiptarët.

Debati:

Bushati: Opozita u gjet me disa armë që janë të paligjshme në një lojë normale. Nga rruga ligjore besoj se PD dhe LSI janë bindur që të marrin në dorë “armët”, sepse nuk kishte rrugë tjetër.

Bollino: Denoncimi edhe rezistenca civile duke denoncuar skandalet që ndodhin, kjo është ajo që duhet të bëjë opozita. Sot jeni më të dobët. Sot ishin katër mijë veta.

Alibeaj: Është e vërtetë ajo që tha Bushati, ndoshta jemi të vonuar. Ezauruam aktin e parë si një opozitë e përgjegjshme të ishim konstruktiv për vetingun politik. Karlo nuk më kap dot në gjuhën shqipe.

Bollino: Sigurisht që në gjuhë jo, por në logjikë po! Duke u ndalur tek protesta e 16 shkurtit, zoti Bollino u shpreh se aty ishin mbledhur militantët dhe e quajti thjesht një miting i thirrur nga partitë.

Alibeaj: Ata janë shqiptarë Carlo, ti je homofob.

Bollino: Në demokraci qeveria nuk rrëzohet nga mitingjet, por nga nismat, lëvizjet popullore. Për ta bërë këtë duhet një bajraktar politik që e udhëheq lëvizjen. Nëse protesta juaj bazohet mbi elemente të pavërtetë, bie besueshmëria juaj.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet carlo bollino enkelejd alibeaj protesta e opozites 21 shkurt 2019 carlo bollino enkelejd alibeaj protesta e opozites 21 shkurt 2019

Sondazh

Poll