Bota

“Një tas supë në ditë”/ Fëmijët në Mariupol pinë ujë shiu për të shuar etjen (FOTO)

3 Maj 2022, 10:34 Nga DOSJA
“Një tas supë në ditë”/ Fëmijët

UKRAINË- Një grua ukrainase Nataliia Roberts, e cila jetonë në Britaninë e Madhe ka rrëfyer se shumë fëmijë në Mariupol detyrohen të pinë ujë nga pellgjet. Sipas BBC, Nataliia u shpreh se ajo do që shoqja e saj e ngushtë Yuliia dhe fëmijët e saj të shkojnë në Wales. 

Ne kishim një tas të vogël për tre fëmijët. Dhe një gotë ujë po pët të tre fëmijët për të bërë dush,” tha Yuliia.

“Fëmijët po kërkonin ushqim, prandaj ajo u përpoq t’i ushqente në kohën e gjumit, kështu që ata ndiheshin të ngopur para se të flinin,” tha Natalia me lot në sy.

Yuliia dhe tre vajzat e saj nuk kishin më ujë në strehën nën tokë ku po qëndronin në qytetin e rrethuar të Mariupol-it dhe prisnin që të binte shi që të kishin mundësi të shuanin etjen. Në bodrumet ku ato qëndronin, nuk u mungonte vetëm uji apo ushqimi por edhe tualetet, dushet apo energjia elektrike.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! SHBA: Moska planifikon të aneksojë Donetsk dhe Luhansk, Britania premton ndihmë

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota foto galeri lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll