Bota

Alarmi i BE-së: Siguroni furnizim me ushqim për 10 ditë!

3 Maj 2022, 07:16 Nga DOSJA
Alarmi i BE-së: Siguroni furnizim me ushqim për 10 ditë!

BERLIN- Shqetësimet për sigurinë ushqimore po thellohen, më shumë se dy muaj pas pushtimit rus të Ukrainës dhe ndërkohë që Bashkimi Evropian dje nuk iu dorëzua shantazheve ruse për shlyerjen e gazit natyror në rubla. Megjithëse zyrtarët e lartë evropianë garantojnë se do të ketë një mjaftueshmëri të produkteve bujqësore, operacionet ushtarake të Moskës synojnë në të njëjtën kohë të vendosin një “bllokadë” detare në Odessa. Ndërsa pasojat e përditshme të pushtimit rus bëhen gjithnjë e më të dukshme me kalimin e muajve, pyetja e djeshme dhe shqetësimi i Ministres së Brendshme të Gjermanisë, Nancy Fischer ka lidhje me furnizimin me ushqime, gjë që shkaktoi pikëpyetje dhe shqetësim, në të njëjtën kohë për ndërprerjet e energjisë elektrike, por edhe ndonjë sulm kibernetik.

Në një intervistë, ministrja tha se: Qytetarët gjermanë duhet të pajisen me furnizimet bazë të ushqimeve dhe me ilaçe. 

Pas “ftesës” së vigjilencës për qytetarët gjermanë, Fischer nuk hezitoi të listojë furnizimet emergjente që duhet të bëjnë familjet gjermane, duke rekomanduar në të njëjtën kohë qetësi, në vend të panikut. Ajo këshilloi se çdo njeri duhet të kishte në banesë: 10 litra ujë dhe lëngje, 3,5 kg drithëra, bukë, patate, oriz, makarona, 1,5 kg mish, peshk, vezë. Në veri të Italisë, supermarketet ushqimore kanë mungesë makaronash për shkak të pasigurisë publike përballë një krize globale ushqimore, me sasi të mëdha ushqimesh që ruhen në masë në dy muajt e fundit nga konsumatorët në Francë dhe Spanjë.

Ndërkohë që situata dramatike në të cilën ka arritur prodhimi bujqësor i Ukrainës dhe që do të rrisë fatalisht dhe më tej çmimet e ushqimeve në nivel ndërkombëtar. Këtë gjë e ka paralajmëruar edhe presidenti Volodymyr Zelenskyy. Ushtarët rus po shkatërrojnë të mbjellat dhe po u dëmtojnë mjetet bujqësore. 

Ndërsa nga ana tjetër, duke folur me udhëheqësit e G7 në fillim të marsit, Presidenti Macron u bëri thirrje ekonomive më të forta në botë që të ndërmarrin iniciativa investimi që synojnë zbutjen e krizës në rritje të ushqimit. Vetë ai, nga ana e tij, premtoi ulje prej 50% të përdorimit të pesticideve deri në vitin 2030 dhe plehrave kimike përkatësisht me 20%. 

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota france lufta ukraine-rusi spanje france lufta ukraine-rusi spanje

Sondazh

Poll

Bota 3 Maj 2022, 06:21

Përmirësohet liria e mediave në Kosovë

Kosova ka shënuar përparim sa i përket lirisë së mediave, tregon Indeksi i Lirisë së Shtypit Botëror, i publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij.Në këtë ind...