Bota

Kurti e Vuçiç nesër në Berlin, Petritsch: Scholz do të kontribuojë në zgjidhjen çështjes

3 Maj 2022, 10:24 Nga DOSJA
Kurti e Vuçiç nesër në Berlin, Petritsch: Scholz do

KOSOVË– Ditën e nesërme kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të shkojnë nesër në Gjermani me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Shcolz.

Ish-emisari i BE-së për Kosovën Wolfang Petrisch ka thënë se në këto takime Scholz do të synojë të kontribuojë në zgjidhjen e çështjes kyçe të pazgjidhur në Ballkanin Perëndimor, e që është problemi mes Kosovës dhe Serbisë.

I pranishëm do të jetë dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i cili pas takimit që do të ketë me kancelarin gjerman, në mbrëmje do të ketë një takim informal me Kurtin dhe Vuçiçin.

Nga BE kanë thënë se ky takim i Lajçak synon nxitjen e progresit në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni kurti dhe vuçiç ne gjermani miroslav lajčák olaf scholz wolfang petrisch kurti dhe vuçiç ne gjermani miroslav lajčák olaf scholz wolfang petrisch

Sondazh

Poll