Bota

Papa Françesku zbulon bisedën me Viktor Orban: Më tha se lufta do të përfundonte më 9 maj

3 Maj 2022, 08:07 Nga DOSJA
Papa Françesku zbulon bisedën me Viktor Orban: Më tha se lufta

ITALI- Papa Françesku ka zbuluar bisedën me kryeministrin e Hungarisë, Victor Orban. Ati i Shenjtë u shpreh se Orban i ka thënë atij kur u takuan në fund të prillit se presidenti rus Vladimir Putin planifikon t’i japë fund pushtimit të Ukrainës më 9 maj. Sipas mediave të huaja, Papa ka folur për bisedën me Orban në një intervistë për gazetën italiane ‘Corriere della Sera’.

“Kur e takova, ai më tha se rusët kishin një plan që më 9 maj gjithçka do të përfundonte. Kjo do të shpjegonte gjithashtu shpejtësinë e përshkallëzimit të këtyre ditëve. Sepse tani nuk është vetëm Donbasi, është Krimea, është Odesa, po i heq portin e Detit të Zi nga Ukraina, është gjithçka. Nuk ka vullnet të mjaftueshëm për paqe. Unë jam pesimist, por duhet të bëjmë çdo gjest të mundshëm për të ndaluar luftën”, tha Papa Françesku.

Papa tha se ai nuk do të udhëtojë në Kiev për momentin, dhe do të dërgojë një përfaqësues. Françesku deklaroi gatishmërinë e tij për të takuar Vladimir Putin.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! SHBA: Moska planifikon të aneksojë Donetsk dhe Luhansk, Britania premton ndihmë

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Bota 3 Maj 2022, 06:21

Përmirësohet liria e mediave në Kosovë

Kosova ka shënuar përparim sa i përket lirisë së mediave, tregon Indeksi i Lirisë së Shtypit Botëror, i publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij.Në këtë ind...