Bota

Përfaqësuesi i Ukrainës në Eurovizion, Psiuk: Shpresoj se kënga jonë do të bashkojë botën

3 Maj 2022, 08:48 Nga DOSJA
Përfaqësuesi i Ukrainës në Eurovizion, Psiuk: Shpresoj se

UKRAINË- Në vitin e tij të 66-të të transmetimit, ‘Eurovision Song Contest ‘ i cili zakonisht ofron gëzim dhe argëtim. I krijuar me qëllimi për të treguar se muzika mund të bashkonte Evropën, ishte një dështim. Muzika pop e preferuara e kombit mund të këndohet në anglisht. Vetëm në rast se pyesni veten, pas shfaqjeve nëse kufijtë e kontinentit po ‘rrëzohen’. Greqia dhe Qiproja i japin njëra-tjetrës pikë, vendet skandinave votojnë për njëri-tjetrin dhe Britania e Madhe, në dekadën e fundit është renditur në tre vendet e fundit.

Këtë vit, gjërat mund të jenë ndryshe. Konkurrentët e Eurovizionit kanë luftuar në të kaluarën me mosmarrëveshjet kufitare midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për vite me radhë. Gjithashu Rusia sulmoi Gjeorgjinë në 2008 dhe pushtoi Krimenë në 2014 , ndërsa këtë herë po sulmon Ukrainën. Më parë kishin thanë se Rusia mund të konkurronte në Eurovizion por organizatorët e kthyen vendimin e tyre dhe e ndaluan.

Për këngëtarin Oleh Psiuk dhe pjesën tjetër të ekipit të tij prej gjashtë anëtarësh, kënga e tyre këtë viti përfaqëson një mundësi unike bashkimi.

Nëse ata do të lejoheshin të hynin në Eurovizion këtë vit, kjo do të simbolizonte mbështetjen për veprimet e Rusisë. Por tani, unë kam një ndjenjë drejtësie. Kënga jonë ka arritur të bashkojë kaq shumë ukrainas dhe shpresoj se do të bashkojë evropianët dhe ndoshta të gjithë botën,” tha këngëtari Oleh Psiuk.

Në shkurt, Psiuk doli i dyti në garë, por më pas u vendos se do të ishte ai personi që do përfaqësonte Ukrainën në konkursin e këtij viti, i cili zhvillohet në Torino të Italisë.

Përshtatur nga The Guardian

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota eurovision song contest oleh psiuk eurovision song contest oleh psiuk

Sondazh

Poll

Bota 3 Maj 2022, 06:21

Përmirësohet liria e mediave në Kosovë

Kosova ka shënuar përparim sa i përket lirisë së mediave, tregon Indeksi i Lirisë së Shtypit Botëror, i publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij.Në këtë ind...