Aktualitet

VD-Rama jep 155 shtëpi në Thumanë: Qendër turistike! Batuta me demokratët e VIP-at e ftuar

2 Maj 2022, 18:56 Nga DOSJA
VD-Rama jep 155 shtëpi në Thumanë: Qendër turistike! Batuta

THUMANË– 155 familje janë futur brenda shtëpive të reja në duitën e Fiter Bajramit. Çelësat u shpërndanë në një aktivitet të organizuar nga kryeministri Edi Rama me praninë e Elvis Naçit, aktorit Mirush Kabashi, këngëtarit Sidrit Bejleri e në prezantimin e Orinda Hutës. Fjalën i pari e mori aktori Kabashi, i cili përloti të gjithë të pranishmit me vargjet që intepretoi gra e fëmijë mbushën sytë me lot të prekur nga vargjet e thënë nga aktori. Pas tij, në skenë u ngjit Elvis Naçi e më pas kryeministri Edi Rama.

Ai iu përgjigj të gjithë që e kanë akuzuar për abuzim me donacionet duke shtuar se puna me ndërtimin e godinave ka nisur me pak vonesë, pasi fillimisht duhet bërë studimi i tokës e më pas palni për të nisur punën. Kreu i qeverisë tha se për rindërtimin e 155 banesave janë angazhuar 27 mijë persona dhe shumë kompani të vogla dhe të mëdha. Ai i falenderoi të gjithë donatorët për punën e bërë, por nuk harroi të ‘ngacmonte’ demokratët, të cilëve u la porosi që të mos u hiqnin bravat banesave. Kreu i qeverisë tha ndër të tjera se shumë shpejt, Thumana do të kthehet në një qendër turistike, ku njerëzit do të duan të kalojnë fundjavën aty.

Rama ishte edhe në banesën e një banori në Thumanë, i cili i vuri notën ‘10’ dhe i dedikoi disa rreshta falenderimesh që kishte shkruar në një letër për të. Pas kryeministri Rama, u kënduarn edhe disa këngëa të tjera nga Olta Boka, Sidrit Bejleri, Venera Luani e Lind Islami. Mes turmës u vu re që në rreshtin e parë ishte ulur edhe moderatorja Marina Vjollca.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Rama batuta me demokratët në Thumanë: Mos u hiqni bravat shtëpive, t’i gëzoni

Marina Vjollca në Thumanë, ç’e bëri moderatoren bashkë me kryeministrin Rama

Rama me kritika nga Thumana: Janë 155 shtëpi Elvis, i hëngre pesë

Rama nuk njeh moderatoren Orinda Huta: Ajo vajza që më prezantoi…

Rama merr notën ‘10’ nga banori në Thumanë: Të kam shkruar një letër kryeministër…

VIDEO-Mirush Kabashi harron emrin e kryebashkiakut të Krujës: Turi, turpi për të gjallët…

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike edi rama mirush kabashi edi rama mirush kabashi

Sondazh

Poll