Aktualitet

FOTOT- Emiriana Sako ‘me dy mendje’, ndihet ende kryetare në detyrë e Bashkisë Durrës

2 Maj 2022, 16:42 Nga DOSJA

DURRËS– Emiriana Sako u rikonfirmua në krye të Bashkisë Durrës në zgjedhjet e 6 marsit. Komisioni Qnedror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e për rrjedhojë Sako nuk është më kryetare në detyrë, por zyrtarisht në krye të Durrësit.

Por këtë gjë, siç duket nuk e beson as vetë Sako, ose të paktën e ka me mëdyshje. Nëse kërkoni emrin e kryebashkiakes së Durrësit në Facebook, ju del që Sako është kryetare në detyrë, njësoj si fotoja më poshtë.

Ndërsa kur futeni brenda profilit të saj, vihet re që kryebashkiakja ka më shumë siguri për postin e saj.

Në të dhënat personale shkruhet: Kryetare e Bashkisë Durrës.

Të jetë ndonjë problem teknik në rrjetin social? Apo Sako nuk është ambientuar me rezultatet e 6 marsit?

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike bashkia e durresit emiriana sako bashkia e durresit emiriana sako

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Maj 2022, 15:25

Sherr me thika në Itali, plagoset një shqiptar

ITALI– Një punëtor shqiptar është goditur me thikë në bark teksa ishte duke punuar. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Itali, në Mor...