Aktualitet

Banorët e Rinasit sërish në protestë, rruga bllokohet edhe nesër në orën 10:00

2 Maj 2022, 17:14 Nga DOSJA

TIRANË– Banorët e Rinasit dhe të fshatrave përreth pritet që të mbajnë një tjetër protestë ditën e nesërme. Për të tretën ditë, ata do të dalin në orën 10:00 për të bllokuar rrugën, e cila është bërë me një sens lëvizjeje kur nisesh për në aeroportin e Rinasit. Ata i kanë dërguar sërish një kërkesë-njoftim policisë së Krujës, në të cilën shkruajnë se protesta do të zgjsë deri në orën 12:00.

Për dy orë me radhë, banorët e Rinasit e të fshatrave përreth u përplasën me policinë, pasi bllokuan rrugën për të kundërshtuar vendimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Banorët e shqetësuar thonë se nëse nuk ka zgjidhje do të vijojnë edhe ditët e tjera. Disa ditë më parë, ARRSH vendosi se qarkullimi drejt Aeroportit do të realizohej me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq, deri në rehabilitimin e aksit rrugor. Mjetet që vijnë nga veriu për në Rinas duhet të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e rinasit protesta e rinasit

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Maj 2022, 15:25

Sherr me thika në Itali, plagoset një shqiptar

ITALI– Një punëtor shqiptar është goditur me thikë në bark teksa ishte duke punuar. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Itali, në Mor...