Aktualitet

Policia ‘zë mend’ pas zjarrit në Kamëz, ngre godinën për të ndaluarit në Tiranë

2 Maj 2022, 16:26 Nga DOSJA
Policia ‘zë mend’ pas zjarrit në Kamëz, ngre

TIRANË– Një godinë e re do të presë së shpejti të gjithë të arrestuarit dhe ndaluarit e komisariateve të Tiranës, deri para daljes në gjykatë, ku do të njihen me masën e sigurisë. Report TV raporton se nëse gjykata do të caktojë masë të butë sigurie, ata do të kthehen në shtëpi apo do të jenë të lirë, por nëse masa e sigurisë do të jetë ‘arrest me burg’, atëherë vendi ku do të mbyllen do të jetë paraburgimi “302” dhe 313”.

Kjo godinë, investim i Policisë së Shtetit është emëruar “Blloku i Sigurisë” dhe është drejt përfundimit. Ajo ndodhet ngjitur me burgun “302” në kryeqytet, në rrugën “Mine Peza”. Godina pritet të ketë kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar fluksin e personave të arrestuar dhe ndaluar në Tiranë, duke i dhënë zgjidhje problematikës së kushteve të rënda të dhomave të ndalimit që janë në komisariate. Godina do të jetë e survejuar me kamera sigurie dhe staf të veçantë, por ende nuk është caktuar një datë për të ditur se kur pritet të vihet në funksion.

Rasti më i fundit ku u shënua dhe një viktimë, ishte ai i komisariatit numër 5 në Kamëz. I ndaluari Arben Mici ndërroi jetë i asfiksuar pasi qëlia ku ndodhej mori flakë, ndërsa efektivët shikonin ndeshje futbolli. Mbipopullimi në këtë komisariat e kushtet higjieno-santare janë vënë në dukje nga Avokati i Popullit e jo vetëm për vite me radhë, pork y problem duket se po merr zgjidhje në vitin 2022.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet blloku i sigurise policia e shtetit blloku i sigurise policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Maj 2022, 15:25

Sherr me thika në Itali, plagoset një shqiptar

ITALI– Një punëtor shqiptar është goditur me thikë në bark teksa ishte duke punuar. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Itali, në Mor...