Aktualitet

FOTOT- Mirush Kabashi përlot fëmijë e gra në Thumanë

2 Maj 2022, 17:36 Nga DOSJA
FOTOT- Mirush Kabashi përlot fëmijë e gra në Thumanë

THUMANË– Mirush Kabashi, aktori shqiptar ka prekur e përlotur gra e fëmijë në Thumanë teksa interpretonte vargjet e Sadi Shirazit, një poeti Persian të periudhës mesjtare. Fjalët e thella që kërkonin bujari e ndihmë për të varfërit gjetën vend tek fëmijët e qytetarët që sot marrin çelësat e shtëpive të reja të rindërtuara pas tërmetit tragjik në Thumanë. Sytë e tyre u mbushën me lot.

Vargjet që interpretoi Kabashi:

Ne qofsh burre i mençur vec thelbin shiko,
shpirti ka vlere trupin ske çe do..
Po kur nuk ke bujarine as ndere as virtyt i humbur perjete do jete emri yt,
Ai do te prehet thelle nen dhe dhe shpejt do te harrohet nga te gjithe ne, pra ndihmo sa je ne jete se ti se di qe njerezit nuk te kujtojne te vdekur,
si le neveria
Dhe nese ke pasuri dhurate jepe,
po neser kur te ikesh nuk do marresh gje me vete,
do kesh nje zemer pa plage,
ndihmoji te varferit edhe dite edhe naten,
buken, ushqimin me vete ua sill
ndihmon veten nderon familjen,
behesh shembull i mire, ç’ke sot ne dore deri ne pellembe se shpinen e dores ha neser me dhemb,
Mbuloje me rroba njeriun e shkrete qe dhe zoti ty te mbuloj perjete per zemersemuret trego dhimbshuri se mbase nje dite semuresh edhe ti, dhe atyre qe vuajne, gezimin jepi peshqesh dhe ke per te pare qe ti me i lumtur do te jesh, e meqenese ti nuk bredh si lypes neper dyer falenderoje zotin edhe nevojtaret mos i nxirr zemerthyer. Vargje të Sadi Shirazi.

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet mirush kabashi sadi shirazi thumane mirush kabashi sadi shirazi thumane

Sondazh

Poll