Ç’ndodhi në Tiranë? Dhjetë të arrestuar, dhunë fizike dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur
2 Maj 2022, 12:13Nga DOSJA
TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga 10 persona ndërsa ka proceduar penalisht një tjetër për vepra të ndryshme penale. Janë arrestuar dy persona pasur kanë dhunuar bashkëshortet e tyre ndërsa po ashtu janë vënë në pranga persona të cilët janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vihen në pranga 10 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. A., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. B., 65 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – A. M., 20 vjeç, G. A., 30 vjeç, F. Q., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse pa leje drejtimi; – A. D., 21 vjeç, M. K., 27 vjeç, dhe S. Z., 32 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi; – A. T., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
(a.b)/dosja.al
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
Një burim policor i tha gazetës “Si” se njoftoi mjekët për të qetësuar një shtetas i cili ishte i bindur që i kishin instaluar në kokë një pajisje që i sillte &...
VLORË- Burgu i Vlorës është shndërruar në një institucion me dyer të hapura, ku po dalin të burgosur pa vendim. Një denoncim i fortë ka mbërritur në redaks...
TIRANË– Teksa Ministrja Elva Margariti mundohet të shmang faktin se parku arkeologjik i Butrintit është dhënë me koncesion, një raport i Kontrollit t...
TIRANË– Për ditën e dytë radhasi, banorët e Rinasit që prej orës 10:00 kanë dalë në protestë duke bllokuar aksin rrugor për në drejtim të Rinasit. Në...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar në lidhje me vendimin, që rruga e Rinasit, të bëhet me një sens lëvizje. Në një postim në rrjetet sociale,...
Një shtetas algjerian ndërroi jetë, sipas policisë në Tiranë menjëherë sapo konsumoi iftarin. Ai ndërroi jetë pas një dite agjërimi për lutjet që udhëtimi i tij...
SHBA- Trevor Noah ka komentuar lidhur me lirinë e shprehjes në SHBA, duke mbajtur një fjalim të gjatë në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Ai po...