Aktualitet

Mbushnin me drogë klubet e natës, Policia italiane iu “prish planet” dy shqiptarëve

1 Maj 2022, 19:33 Nga DOSJA
Mbushnin me drogë klubet e natës, Policia italiane iu “prish

ITALI– Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë që po tentonin të shpërndanin drogë në lokalet e natës në zonën e via Papirias në Itali.

Mediat italiane raportojnë se të dy shqiptarët rreth moshës 40 vjeç, kishin qëndrim të rregullt në Itali janë vendosur në pranga. Të dy, ishin pikasur nga policia italiane për lëvizjet e tyre të dyshimta dhe ndiqeshin për shkak se ishin pjesë e një rrjeti të njohur të trafikut të drogës në atë zonë.

Gjatë mbrëmjeve të fundjavës dhe të jetës së natës, agjentët i ndiqnin për të parë nëse mund t’i kapnin në flagrancë e ashtu ndodhi. Policia italiane thotë se me afrimin e sezonit të verës rritet edhe konsumi i drogës, veçanërisht në lokalet e natës.

Marrë nga corriereadriatico.it

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet itali itali

Sondazh

Poll