Aktualitet

Falja do të bëhet sërish në shesh, Xhamia e Namazgjasë nuk hapet për Fiter Bajram

1 Maj 2022, 18:57 Nga DOSJA
Falja do të bëhet sërish në shesh, Xhamia e Namazgjasë

TIRANË– Nesër besimtarët myslimanë do të festojnë Fitër Bajramin. Edhe këtë Fitër Bajram, besimtarët pas një muaji Ramazan do të falen në sheshin “Skënderbej” në qendër të kryeqytetit. Kjo pasi zhamia e madhe e Namazgjasë nuk do të jetë gati edhe kësaj here për ta, edhe pse është drejt përfundimit.

Përmes një video mesazhi shpërndarë në rrjetet sociale, kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu uroi stabilitet dhe përfundim të konflikteve të nisura, ndërsa ka bërë me dije se falja në shesh do të nisë nesër që në orën 5:50 të mëngjesit.

KALENDARI PËR NESËR:

05:50 – Hapja
05:55 – Lexim Kurani nga Besmir Krruta
06:00 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:10 – Ligjëratë nga nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica
06:20 – Falja e Namazit të Bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, z. Spahiu
06:25 – Hutbeja e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale me rastin e kësaj feste, do të zhvillohen nga ora 09:00 deri në orën 12:00 në selinë e institucionit, ku si çdo herë do të viziohen nga politikanët që do të bëjnë urimet e rastit.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet fiter bajrami fiter bajrami

Sondazh

Poll