Aktualitet

Atraksion apo një problem më shumë? Ç’duhet bërë më autobusin e ngecur në Lanë

1 Maj 2022, 18:02 Nga DOSJA

TIRANË– Dy ditë më parë, një aksident për pak sa nuk përfundoi në tragjedi. Një autobus i linjës urbane “Unaza” u përplas me një mjet, e si pasojë të dy përfunduan në lumin Lana. 5 persona u lënduan nga e gjithë ngjarja, por duket se të gjithë e kishin mendjen tek mënyra shumë e veçantë sesi ngeci urbani në Lanë, duke u kthyer në një farë “ure” lidhëse me dy brigjet e lumit.

E gjithë instalacioni natyral u kthye në një atraksion për njerëzit dhe kalimtarët, që mbushën rrjetet sociale me shkrepje nga vendi kur ndodhi ngjarja, aq sa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Velaj hapi një sondazh.

Ai kërkon të dijë nga qytetarët, duke kopjuar Këshillimin Kombëtar të kryeministrit Edi Rama, nëse autobusi duhet që të qëndrojë aty ku është për t’u kthyer në atraksion turistik. Por me dy pika shi vere që ra, solli dhe rrëzimin e të gjithë propagandës.

Niveli i ujit të Lanës është rritur për shkak të reshjeve të shiut dhe rrezikon që të spostojnë mjetin, duke sjellë edhe rreziqe të tjera.

Megjithatë Veliaj, pa u konsultuar me askënd, as me inxhinerë apo ekspertë të fushës, për t’u bërë më shumë “qejfin” atyre që postuan, ndoshta dhe për të minimizuar tragjedinë që mund të kishte ndodhur, vendosi që ta lërë aty. Ndërkohë që trajtohet si një ngjarje krejt rastësore, pa asnjë interes, shumë atraktive për turistët dhe kaq! Ndonjë mësim do të nxirret nga kjo ngjarje? Për më tepër, që nuk janë pyetur as të përfshirët në aksident. Po nëse skena që ndoshta do t’u duhet që ta shohin çdo ditë u shkakon trauma? Po nëse ngjall frikë dhe mosbesim tek qytetarët që të përdorin transportin urban? Këto janë marrë parasysh?

Megjithatë sipas sondazhit, deri më tani qytetarët me shumicë votash kërkojnë që autobusi të qëndrojë aty ku është si kujtesë për kujdes! Në fakt më shumë do të shpërbejë si kujtesë që të pastrohen kanalet dhe brigjet e lumit. 

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj shmanget tragjedia me autobusin ne tirane erion veliaj shmanget tragjedia me autobusin ne tirane

Sondazh

Poll