Bota

Bill Gates: Nuk kemi parë ende më të keqen e pandemisë së COVID (GABIMI)

1 Maj 2022, 15:52 Nga DOSJA
Bill Gates: Nuk kemi parë ende më të keqen e pandemisë

SHBA– Bill Gates është kthyer në një “Cassandra” të vërtetë. Ai ka dalë me parashikimin e radhës për pandeminë e koronavirusit, duke u shprehur se më e keqja nuk është parë ende.

Në ligjëratën e tij, sipas “Financial Times”, Gates shpjegon se ka më shumë se 50% mundësi që virusi të paraqesë një mutacion të ri, i cili do të jetë më ngjitës dhe më vdekjeprurës se të gjithë paraardhësit. Megjithatë shtoi se nuk dëshiron të tingëllojë pesimist, por theksoi se ekziston një rrezik real që mund të çojë në një “shpërthim” të rasteve në mbarë botën.

“Ne jemi ende në rrezik që kjo pandemi të gjenerojë një variant që do të ishte edhe më transmetues dhe akoma më fatal. Nuk ka gjasa, nuk dua të jem një zë zymtësie, por ne nuk e kemi parë as më të keqen e kësaj pandemie. Ndërsa shumë vende reduktojnë testimin, OBSH po merr gjithnjë e më pak informacion në lidhje me transmetimin dhe sekuencën e virusit. Kjo na bën gjithnjë e më të verbër ndaj modeleve të transmetimit dhe evolucionit,”-tha ai në një konferencë shtypi në selinë e agjencisë së OKB-së në Gjenevë.

Alarmi i Gates vjen menjëherë pas paralajmërimeve nga drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë se njerëzit duhet të mbrohen nga koronavirusi dhe të injektojnë të gjitha dozat e rekomanduara kundër COVID.

Marrë nga independent.co.uk

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota bill gates pandemia e koronavirusit bill gates pandemia e koronavirusit

Sondazh

Poll