Bota

Prokurorja ukrainase: Kemi nisur hetim për më shumë se 9 mijë raste krimesh lufte

1 Maj 2022, 15:39 Nga DOSJA
Prokurorja ukrainase: Kemi nisur hetim për më shumë se 9

UKRAINË- Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës ka njoftuar se zyra e saj po hap çështje të reja të krimeve të dyshuara të luftës nga forcat ruse, duke e çuar numrin në 9,158 raste penale që përfshijnë krime lufte. outney shkruan se prokurorja Iryna Venedictova e ka konfirmuar kë të gjë duke theksuar se hetimi po vazhdon ende.

“Ne kemi identifikuar tashmë kriminelë të veçantë të luftës. Ka 15 njerëz në rajonin e Kievit për shembull, 10 prej tyre në Bucha. Ne po i kërkojmë sepse duam t’i mbajmë ata përgjegjës për torturë, përdhunim dhe grabitje,” tha ajo.

Prokurorët ukrainas emëruan dhjetë ushtarë rusë javën e kaluar si të dyshuar në një seri krimesh në Bucha. Në lidhje me identifikimin e viktimave në Buça, Venediktova tha se disa trupa nuk mund të identifikohen dhe janë mbledhur mostrat e ADN-së për të vazhduar procedurat me analizat e tyre në përpjekje për identifikimin e kufomave.

Fatkeqësisht, ne kemi të dhëna për hapjen e rasteve të reja çdo ditë: vdekje të civilëve, bombardime, deportime të qytetarëve dhe fëmijëve tanë në territoret e pushtuara dhe në territorin e shtetit agresor etj.”, tha ajo.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/Kievi mbyll portet e qyteteve të pushtuara, Zelenskyy thirrje rusëve: Mos luftoni më

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota iryna venedictova lufta ukraine-rusi iryna venedictova lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll