Aktualitet

Drogë në parukeri, pronarja në burg: S’ishte e imja, por e shokut të djalit që flinte aty

1 Maj 2022, 14:31 Nga DOSJA
Drogë në parukeri, pronarja në burg: S’ishte e imja, por e

TIRANË– Parukierja Zamira Senkaj ka mohuar që droga që iu gjet në sallonin e bukurisë të jetë e saja. Gaztearja e Top Channel, Anila Hoxha shkruan se përballë trupës gjykuese, 54-vjeçarja tha se lënda narkotike, e ndarë në 18 qese, është lënë në sallonin e saj nga shoku i djalit, të cilin e kishte lejuar disa herë të kalonte natën në qendrën estetike, por që ajo vetë nuk kishte asnjë dijeni për këtë gjë.

“Erdhi në darkë, më tha: nuk kam çelësat e shtëpisë, më ka ikur mami me gjyshen, a të fle gjumë këtu. Dhe unë e lashë të flinte gjumë në parukeri, por unë nuk dija çfarë kishte ai, dhe të nesërmen erdhi policia, unë nuk dija gjë fare,”- ka thënë Senkaj.

Në sallon policia ka gjetur një pjatë porcelani me kokainë mbi të e 18 qese të bëra gati për shitje, të mbushura me kanabis. Operacioni u zhvillua në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”. Pavarësisht dëshmisë, parukierja u la në burg për veprën penale të “moskallëzimi të krimit”, pasi dyshohet se e dinte që i shpalluri në kërkim Arluen Bega shiste lëndë narkotike dhe nuk e ka denoncuar rastin në polici. Për Begën, gjykata lëshoi masën arrest me burg në mungesë.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arluen bega droge ne parukeri zamira senkaj arluen bega droge ne parukeri zamira senkaj

Sondazh

Poll