Aktualitet

EMRI/ Sekuestrohet drogë brenda parukerisë në Tiranë, arrestohet pronarja

30 Prill 2022, 06:48 Nga DOSJA
EMRI/ Sekuestrohet drogë brenda parukerisë në Tiranë,

TIRANË– Zamira Senkaj, 50 vjeçe pronare e një salloni bukurie është vënë në pranga pasi akuzohet se ka bashkëpunuar me një tjetër person në shitjen e lëndëve narkotike në Tiranë. Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës bën me dije se në kuadër të operacionit “Beauty Salon”, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi kanabisi të ndarë në doza e gati për shitje që ishte fshehur në parukerinë e 50-vjeçares. Për pasojë, pronarja e sallonit është arrestuar, ndërkohë që në kërkim ëshë shpallur bashkëpunëtori i saj, me inicialet A.B..

Njoftimi i policisë Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Beauty salon”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje. Vihet në pranga 1 shtetase. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Beauty salon”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Z. S., 50 vjeçe, banuese në Tiranë dhe u shpall në kërkim shtetasi A. B. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. B. e fshihte sasinë e lëndës narkotike të ndarë në doza, në parukerinë e shtetases Z. S., në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarisë kriminale, kapjen e shtetasit A. B., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet droge ne parukeri zamira senkaj droge ne parukeri zamira senkaj

Sondazh

Poll