Aktualitet

Dita pa makina! Në Lezhë rëndohet trafiku, zbatohet në Vlorë, Fier, Korçë e Gjirokastër

1 Maj 2022, 08:53 Nga DOSJA
Dita pa makina! Në Lezhë rëndohet trafiku, zbatohet në

TIRANË– Çdo e dielë do të jetë pa makina në qytetet kryesore të çdo qarku. Mirëpo nisma e ndërmarrë nga Qeveria dhe e njoftuar nga Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, Mirela Kumbaro, s’po zbatohet tërësisht. Fillimisht u raportua se në Vlorë nuk po respektohej nisma mirëpo pas disa orësh, policia mori masa dhe ndaloi qarkullimin.

Në Lezhë, dita pa makina ka sjellë boshatisjen e disa rrugëve, si “Luigj Gurakuqi” dhe bulevardi “Gjergj Fisha”, por trafik të rënduar në disa të tjera. Po ashtu kjo nismë është zbatuar në Fier, Korçë, Gjirokastër dhe Lushnje.

Ministrja Mirela Kumbaro deklaroi ditë më parë se mjeti do të fikej nga qytetarët në qytetet kryesore të çdo qarku. Sipas saj, Bashkitë do të bënin koordinim në bashkëpunim për të kursyer e për të menduar për mjedisin dhe për shëndetin e qytetarëve. 

“Nga data 3 prill, e diela e parë e çdo muaji do të jetë si fillim ditë pa makina në qytetet kryesore të çdo qarku. Nëse s’e fikim dot automjetin gjatë gjithë kohës, të paktën ta bëjmë ditëve të pushimit dhe të përdorim biçikletën a ecjen në këmbë. Fillojmë menjëherë në koordinim me bashkitë këtë plan kombëtar për kursim, për mjedisin dhe për shëndetin e të gjithëve”, njoftoi Kumbaro.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Dita pa makina/ Në Vlorë policia merr masa, Korça, Fieri e Gjirokastra i bashkohen nismës

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet dita pa makina lezhe vlore dita pa makina lezhe vlore

Sondazh

Poll