Aktualitet

S’ka të drejtë vote, qytetari në protestë: Vij nga Anglia, u largova kur isha 16-vjeç

1 Maj 2022, 09:37 Nga DOSJA
S’ka të drejtë vote, qytetari në protestë: Vij nga

TIRANË– Një prej personave që është në protestën në kuadër të 1 Majit në Tiranë, është një emigrant. Për mediat ai ka treguar se ka vetëm një kërkesë: të drejtën e votës. Qytetari thotë se kërkon të jetë i lirë edhe në shtetin ku aktualisht është rezident.

“Unë vi nga Anglia dhe për të kërkuar të drejtën e votës. Të jem i lirë të votoj nga ku jetoj, nuk e kanë të gjithë mundësinë që të vinë të jetojnë këtu. Unë nuk po them për veten timë, se kanë mundësi të gjithë emigrantët të vijnë. E kam lënë Shqipërinë që moshën 16-vjeç, nuk kam votuar asnjëherë këtu dhe më shqetëson shumë. Vota e emigrantit do të bënte një ndryshim. Nuk duan që të votojmë”– tha ai.

LAJMI KRYESOR: 1 Maji! Marshim protestues në Tiranë, qytetarët mblidhen para kryeministrisë

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet proteste 1 maj 2022 proteste 1 maj 2022

Sondazh

Poll