Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Pogradec, 2 të plagosur

1 Maj 2022, 09:12 Nga DOSJA
Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Pogradec, 2

POGRADEC– Një banesë është përfshirë nga zjarri në fsharin Nizhavec të Pogradecit. Zjarri ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit. Për pasojë janë lënduar dy persona, ndërsa banesa është djegur pjesërisht. Pronari i banesës dhe bashkëshorja e tij ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e kryera rezulton se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e shpërthimit të bombulës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 30.04.2022, rreth orës 19:00, në fshatin Nizhavec, Pogradec, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. Xh., 33 vjeç, ku për pasojë është djegur pjesërisht banesa dhe kanë marrë dëmtime të lehta, pronari i saj N. Xh. dhe bashkëshortja e tij H. Xh., 30 vjeçe, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e kryera rezulton se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet pogradec shperthen bombula e gazit pogradec shperthen bombula e gazit

Sondazh

Poll