Aktualitet

Atentati/ Planaj dërgohet te Trauma, u qëllua me karikator, dëshmia: Autori ishte me kaskë

1 Maj 2022, 08:25 Nga DOSJA
Atentati/ Planaj dërgohet te Trauma, u qëllua me karikator,

SHKODËR– Dedë Planaj, është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndaj djalit të xhaxhait të “Kumbarit” të Shkodrës, Bardhok Planajt, u qëllua mbrëmjen e djeshme me karikator pistoletë. 60-vjeçari ishte në krye të detyrës, në një pikë karburanti në një ndër lagjet më problematike të qytetit, kur një motor me dy persona i është afruar. Në moment, njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka shtënë 6 herë ndaj tij duke e lënë të plagosur, por pa rrezik për jetën. Planaj u qëllua në këmbë, dorë e brinjë. Plumbat nuk e kanë prekur në organet jetësore, ndërsa më i rrezikshmi ishte plumbi në brinjë, por që nuk ka depërtuar. Fillimisht u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës mirëpo sot është bërë transferimi në Tiranë.

I moshuari ka rrëfyer se ngjarja ndodhi teksa ai ishte në punë, në karburant. Planaj tha se në drejtim të tij erdhi një motoçikletë, me drejtues që kishte në kokë një kaskë të zezë. Ai ka mohuar të ketë konflikte me persona.

Autori dyshohet se është larguar në drejtim të Koplikut. Forcat e policisë kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të karburantit ku ndodhi plagosja për të parë dinamikën e ngjarjes dhe po ashtu janë duke marrë edhe kamerat e sigurisë të aksit Shkodër-Koplik edhe pse mbetet e vështirë për ta gjurmuar për shkak të errësirës dhe faktit se në gjithë ai aks nuk ka shumë kamera sigurie. Policia ka dyshime se autori është vrasës me pagesë. 

Deri më tani nuk dihet arsyeja pse është dashur eliminimi i tij, disa muaj pasi të afërmin e tij e bënë “shoshë” me mbi 100 plumba po në të njëjtë zonë. Bardhok Planaj që njihej me nofkën “Padrino” u ekzekutua më 4 prill të vitit të kaluar, por ishte një emër i dëgjuar dhe mjaft aktiv në botën e krimit të Shqipëri. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Dikush tentoi ta eleminonte! Dëshmia e Planajt: M’u afrua me motor, ishte me kaskë të zezë

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet dede planaj plagoset dede planaj dede planaj plagoset dede planaj

Sondazh

Poll