Politike

“Hapën universitete kioska”, Shahini kujton “Vitrinën” dhe Metin e “Kristalit”: PD-ja punësoi mësues analfabetë

18 Korrik 2019, 08:54 Nga DOSJA
“Hapën universitete kioska”, Shahini kujton

TIRANË– Ministria e Arsimit Besa Shahini foli për programin e arsimit dhe politikat e reja që ka futur dhe ka ndërmend të fusë qeveria.

Në fjalën e saj në seancën plenare në Kuvend, Shahini foli me tone të ashpra kundrejt Partisë Demokratike, që e cilësoi si nëj parti që në kohën e saj ka punësuar mësuesit më të dobët.

Ministrja i cilësoi universitetet e hapura në atë kohë, “Vitrina” dhe “Kristali” si kioska, ku punësoheshin njerëz që nuk kishin qenë asnjë ditë në shkollë. Kujtojmë këtu që pronari i universiteti “Kristali”, Ahmet Muçaj u arrestua pasi akuzohej pë shitje të diplomave false. 

Pjesë nga fjala e ministres Besa Shahini

Tekstet shkollorë janë ndryshuar tërësisht. Sot një pjesë e madhe jepen falas për të gjithë nxënësit, në mënyrë që të heqim presionin nga familja për të siguruar tekste të mira shkollore.

Kemi përkthyer tekste nga Oxford dhe i kemi përshtatur për shkollat shqiptare.

Thembra e Akilit në Republikën e Shqipërisë janë mësuesit që nuk janë në nivelin e duhur. Kjo gjë ndodh sepse në kohën që PD-ja menaxhonte sistemin arsimor, e ka shkatërruar figurën e tyre.

Ata kanë punësuar mësues në bazë të prirjeve të partisë dhe kanë hapur universitetet ‘kioska’ si Kristali dhe Vitrina. Aty kanë qenë mësues që s’kanë qenë asnjëherë në shkolla, të cilët i kemi edhe sot në sistem.

Kjo gjë ndodh sepse mësuesit nuk mund të përjashtohen asnjëherë nga sistemi arsimor, vetëm në raste shkeljesh të rënda.

Kjo është një gjë e  mirë, pasi edhe në rast mungese kualiteti, një mësues dërgohet për specializim dhe nuk përjashtohet asnjëherë, porn ë kohën e Partisë Demokratike janë bërë mësues qytetarët që s’kanë ditur të bëhen agje tjetër, pasi kanë pasur rezultate të dobëta.

Ata janë përjashtuar nga universitetet për Inxhinieri, shkenca, etj dhe kanë përfudnuar duke u bërë mësues, duke ditur se kanë përkrahjen e partisë.

Në politikën e më të mirëve e kemi reflektuar edhe në rritjen e notës mesatare për pranimin në universitet.

Në programet e mësuesisë duhet të kesh të paktën notën mesatare 7 në mënyrë që të pranohesh, dhe do ta çojmë deri në 8. Personi të cilit do t’u besojmw fëmijët dhe shëndetin e tyre të mendjes, di të jetë një person i mirëarsimuar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike besa shahini seanca plenare 18 korrik 2019 besa shahini seanca plenare 18 korrik 2019

Sondazh

Poll