Aktualitet

EMRAT/ Dy vëllezërit rrahin efektivët në Korçë, prangosen pas ardhjes së përforcimeve

30 Prill 2022, 14:07 Nga DOSJA
EMRAT/ Dy vëllezërit rrahin efektivët në Korçë,

KORÇË– Xhemal dhe Robert Jaçe, 41 dhe 52 vjeç, të dy vëllezër e banues në fshatin Voskop, Korçë, janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë dhunuar disa efektivë. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se dy vëllezërit Jaçe u kapën duke transportuar dru zjarri pa leje, me dy mjete njëri prej të cilëve pa dokumentacion. Por, në momentin që janë ndaluar nga efektivët i kanë dhunuar dhe janë përleshur me ta. Me ardhjen e përforcimeve të dy vëllezërit janë vënë në pranga. 

Njoftimi i policisë Korçë

Goditën për shkak të detyrës punonjësit e policisë, pasi u kapën duke transportuar dru zjarri pa leje, me dy mjete njëri prej të cilëve pa dokumentacion, vihen në pranga 2 vëllezër dhe procedohet penalisht 1 tjetër. Arrestohen në flagrancë Xhemal dhe Robert Jaçe, 41 dhe 52 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë. Procedohet penalisht edhe shtetasi A. J., 25 vjeç. Këta shtetas u kapën në rrugën Voskop-Voskopojë, duke transportuar me dy mjete “Range Rover”, njëri prej të cilëve ishte pa dokumentacionin përkatës, pa targa, nga 2 m³ secili.

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet policia e korces robert jace xhemal jace policia e korces robert jace xhemal jace

Sondazh

Poll