Aktualitet

Operacion anti-drogë në Malësi të Madhe, arrestohet 37-vjeçari

30 Prill 2022, 13:43 Nga DOSJA
Operacion anti-drogë në Malësi të Madhe, arrestohet

MALËSI E MADHE- Një 37-vjeçar është arrestuar në Malësi të Madhe, pasi akuzohet për kultivim kanabisi. Në pranga ka përfunduar Dorian Jacaj, i cili ishte shpallur në kërkim që prej tetorit të vitit 2021, ku në oborrin e banesës iu gjetën bimë kanabisi. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Malësi e Madhe

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vajushi”. Operacioni, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja. Vihet në pranga 37-vjeçari i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. Strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja pas marrjes së informacionit në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim kombëtar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Vajushi”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit D. J., 37 vjeç, banues në fshatin Dukë, Malësi e Madhe. Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 29.04.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit“, pasi, këtij shtetasi, në tetor të vitit 2021, në oborrin e banesës së tij në fshatin Dukë, Malësi e Madhe, i janë gjetur të kultivuara bimë narkotike Cannabis Sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet dorian jacaj malesia e madhe operacioni vajushi dorian jacaj malesia e madhe operacioni vajushi

Sondazh

Poll