Aktualitet

Për 15 minuta del Berisha, Këlliçi thirrje: Mblidhuni të gjithë në sallë

30 Prill 2022, 11:10 Nga DOSJA
Për 15 minuta del Berisha, Këlliçi thirrje: Mblidhuni të

TIRANË– Belind Këlliçi, deputeti i Partisë Demokratike u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të PD-së që tu bashkohen në sallën ku po mbahet Kuvendi. Këlliçi e ribëri këtë thirrje vetëm 15 minuta para se të dalë ish-kryeministri Sali Berisha për të mbajtur fjalën e tij përshëndetëse.

“Ju kujtoj që për 15 minuta do të mbajë fjalën e tij përshëndetëse zoti Sali Berisha. Edhe njëherë ju bëj thirrje të gjithë atyre që ndodhen në sallën tjetër që të zbresin, të vijnë në holl, duhet të jenë të gjithë. Votimi nuk ka filluar dhe nuk do të nisë deri në orën 14:00 kështu që është e kotë të rrini në sallën tjetër,”- tha Këlliçi.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/PD mbledh Kuvendin me 1425 delegatë, kryetari zgjidhet më 22 maj

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll