Aktualitet

U kapën duke shkëmbyer drogë, dënohet me burg shqiptari, italiani me arrest shtëpie

30 Prill 2022, 11:34 Nga DOSJA
U kapën duke shkëmbyer drogë, dënohet me burg shqiptari,

ITALI- Policia italiane ka arrestuar në flagrancë dy persona, mes tyre një shqiptar të cilët në një lokal midis rrugës Emilia San Pietro dhe Montegrappa po shkëmbenin lëndë narkotike.

Sipas mediave vendase, të arrestuarit janë 33-vjeçari shqiptar Enri Macaj dhe një shtetas italian, 48-vjeçari Lorenzo Selvitella me precedentë të mëparshëm penalë.

Agjentët vunë re shkëmbimin të mërkurën në mbrëmje dhe i ndaluan menjëherë ku Macaj mbante 6 gramë drogë, ndërsa 9 të tjera ju gjetën në shtëpi, ku mbante edhe një peshoreprecize.

Dy të akuzuarit të arrestuar në vitin 2021 kanë dalë para gjykatës italiane ditën e sotme ku Selvitella, i mbrojtur nga avokati Michele Gatti, tha se donte ta mbante drogën për përdorim personal ndërsa Macaj tha se drogën e kishte për vete por ja shiti Selvitellës pasi kishte probleme shëndetësore. Macaj u dënua me burg ndërkohë që Selvitella u dënua me arrest shtëpie.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali enri macaj lorenzo selvitella policia italiane arrestohet shqiptari ne itali enri macaj lorenzo selvitella policia italiane

Sondazh

Poll