Aktualitet

ML-ja e tij, “molla e sherrit” që solli vrasjen e Xhuvanit, kapet me drogë Mehmet Greca

30 Prill 2022, 11:28 Nga DOSJA
ML-ja e tij, “molla e sherrit” që solli vrasjen e Xhuvanit,

ELBASAN– Mehmet Greca, 37-vjeçari që u përfshi në përplasjen me armë zjarri që solli dhe vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill në Elbasan, është arrestuar ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se Greca është prangosur në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i është gjetur një sasi lënde narkotike kanabis dhe kokainë. Policia ka bërë sekuestrimin e automjetit të Grecës si dhe të dy telefonave të tij. 

Mehmet Greca, ishte “molla e sherrit” të përplasjes me armë zjarri në Elbasan, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani. 37-vjeçari, sipas Policisë së Shtetit, u ndalua nga mbështetës të Partisë Demokratike pasi dyshohej se po shpërndante para në këmbim të votës. Grupi me rreth 10 persona, ndaluan Grecën deri në momentin që erdhi Policia dhe në lagjen ‘Lef Nosi’ nisi edhe përplasja me armë zjarri. Vetë i riu tha se mbështetësit e PD-së kishin ushtruar dhunë mbi të. Ai mohoi se ishte duke shpërndarë para për vota, por tha se kishte vetëm postera elektorale në mjetin e tij. Për vrasjen e Xhuvanit ndodhet në burg Arbër Paplekaj.

I riu nga Elbasani është prangosur edhe në vitin 2017 pasi është kapur me kokainë, “mall” që nëse do të dilte në treg do të kapte vlerën e 5 milion paund. 

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet mehmet greca mehmet greca arrestohet mehmet greca mehmet greca

Sondazh

Poll