Aktualitet

Kuvendi i PD, Kaso: Do distancohemi nga lobimi me pagesë dhe djegia e mandateve

30 Prill 2022, 10:51 Nga DOSJA
Kuvendi i PD, Kaso: Do distancohemi nga lobimi me pagesë dhe djegia e

TIRANË– Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso deklaroi ditën e sotme se partia do të distancohet nga bojkoti dhe nga djegia e mandateve. Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar, Kaso tha se PD do të angazhohet për dialog të përhershëm me qytetarët. Ai shtoi se partia do të angazhohet në administrimin e partisë për të krijuar një administratë efikase.

“PD e vendosur per forcimin e parlamentarizmit. Distancohemi nga bojkoti dhe djegia e mandateve. PD distancohet nga praktikat e lobimit me pagese. Te gjithe kandidatet ne poste publike do zgjidhen me vote. PD angazhohet per dialog te perhershem me qytetaret. PD do te organizoje foltore te vazhdueshme me qytetaret. PD angazhohet në administrim e partisë, për krijimin e një administrate efikase. Ajo angazhohet në dixhitalizimin e partisë dhe administrimin e saj.”, tha ai.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/PD mbledh Kuvendin me 1425 delegatë, kryetari zgjidhet më 22 maj

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet ivi kaso kuvendi i pd 30 prill 2022 ivi kaso kuvendi i pd 30 prill 2022

Sondazh

Poll