Bota

I ka lënë një mesazh në zyrë, Krivokapiq REFUZOI t’i dorëzojë detyrën Dritan Abazoviçit

30 Prill 2022, 13:40 Nga DOSJA
I ka lënë një mesazh në zyrë, Krivokapiq REFUZOI

MAL I ZI– Ish-kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, nuk ia ka dorëzuar detyrën kryeministrit të ri, politikanit shqiptar Dritan Abazoviç.

Sipas mediave vendase, Krivokapiq në Twitter tha se dorëzimi i detyrave kryeministrit si gjest protokollar praktikohet në kushte legjitimiteti të padiskutueshëm duke mos njohur kështu ligjshmërinë e Abazoviç.

“Dorëzimi i detyrës Kryeministrit si gjest protokollar praktikohet në kushte legjitimiteti të padiskutueshëm. Duke marrë parasysh se kemi shkelje të procedurave kushtetuese dhe afariste, nuk dua t’i jap legjitimitet shkeljes së dukshme të postulateve demokratike dhe ligjore duke simuluar rregullsinë”– ka shkruar Krivokapiq.

Primopredaja dužnosti predsjedniku Vlade kao protokolarni gest praktikuje se u uslovima nespornog legitimiteta. Obzirom da imamo kršenje ustavnih i poslovničkih procedura, ne želim da simuliranjem redovnosti, pružam legitimitet očiglednom kršenju demokratskih…1/2

— Zdravko Krivokapić (@profKrivokapic) April 30, 2022

Ai tha se ka lënë një letër në zyrë ku ka përcjell një mesazh të qartë për pasardhësin e tij.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni dritan abazovic qeveria e malit te zi zdravko krivokapiq dritan abazovic qeveria e malit te zi zdravko krivokapiq

Sondazh

Poll