Bota

Stërvitja me NATO-n/Greqia anulloi ftesën për Turqinë, shtypi turk: Hoqëm dorë vetë

30 Prill 2022, 12:02 Nga DOSJA
Stërvitja me NATO-n/Greqia anulloi ftesën për Turqinë,

GREQI– Përplasjet në distancë dhe incidentet midis Greqisë dhe Turqisë këtë javë vijojnë ende ku në qendër të diskutimeve është vën stërvitja e ushtrisë greke me forcat e NATO-s.

Sipas Protothemës, ndërsa Ministria greke e Mbrojtjes vendosi të anulojë ftesën e Turqisë për të marrë pjesë në stërvitje, me rastin e shkeljeve të shumta të hapësirës ajrore në Egje dhe fluturimeve edhe mbi ishuj të banuar, Sabah shkruan sot se ishte Turqia ajo që u tërhoq nga ushtrimi për shkak të mosmarrëveshjeve për çështje teknike.

Përpara çdo ushtrimi, vendi pritës përgatit një marrëveshje teknike për zhvillimin e aktiviteteve. Vihet re se Greqia, e cila përgatiti rregulloren teknike të këtij viti, e ndryshoi këtë dokument me një qasje që synon Turqinë, duke synuar mosmarrëveshjet mes dy vendeve. Komanda e Forcave Ajrore mori menjëherë masa ndaj këtyre shtesave të qëllimshme dhe kërkoi ndryshimin e rregullores teknike, e cila është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Kërkesat e vazhdueshme të Turqisë nuk u pranuan nga Greqia ”, shkruan gazeta.

Media turke vijon duke thënë se Turqia vendosi të mos mertte pjesë në stëvitje pasi Greqia po i përdorte ato për interesa të saj politike.

U vendos që Turqia të mos merrte pjesë në stërvitje, pasi Greqia po i manipulonte ato në përputhje me interesat e saj politike. U bë e ditur se vendimi i marrë për mospjesëmarrjen e Forcave Ajrore Turke në stërvitje u dërgua autoriteteve greke”, sqaron publikimi.

Ditët e fundit ka patur disa përplasje dhe replika mes autoriteteve të dy vendeve ku Greqia akuzon Turqinë se ka shkelur mbi 41 herë hapësirën e saj ajrore kryesisht në ishuj në stërvitjet ushtarake që po zhvillin. Kjo pasoi dhe një notë proteste ku ministri i mbrojtjes ka thirrur ambasadorin turk për shpjegime. Ndërkohë Turqia ka mohuar akuzat dhe i është kundërpërgjigjur se kanë qenë avionët grekë që kanë shkelur hapësirën ajrore të tyre.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll