Bota

Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Vuçiç: Dikur kemi pasur dialog, tani me Kurtin nuk ekziston

30 Prill 2022, 13:33 Nga DOSJA
Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Vuçiç: Dikur kemi pasur

 SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka komentuar debatet e fundit mes vendit të tij dhe Kosovës pas shfaqjes së “Mburoja 2022” në Batajnicë.

Sipas mediave vendase, Vuçiç tha se nuk shqetësohet për papërgjegjshmërinë e Albin Kurtit, por se e shqetëson mendjelehtësia e Perëndimit për Kosovën.

Më shqetëson papërgjegjshmëria e shumë njerëzve në Perëndim. Më intereson shumë më pak mendjelehtësia dhe shëmtia e Albin Kurtit. Sepse ne as që flasim për këtë këtu në Serbi sepse njerëzit janë më pak të interesuar. Por situata është dramatike dhe e largët”, tha ai.

Vuçiç tha se sipas Kurtit situata me Kosovën do të zgjidhet nëse largohen serbët që banojnë aty dhe se nuk ka më shpresa për vijimin e dialogut.

Detyra e tyre është të dëbojnë serbët nga Kosova, që Serbia ta njohë Kosovën dhe ata po punojnë për këtë”, tha ai.

Ai vijoi duke thënë se dikur ka patur një dialog por me Kurtin është e pamundur.

Ne kemi pasur vërtet një dialog, sot nuk ekziston me Kurtin. A pres diçka të re për këtë çështje? Pres të dëgjoj kancelarin Olaf Scholz, të kem mundësinë të them se cili është qëndrimi i Serbisë dhe kjo është e gjitha që pres”-përfudnoi ai.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll