Bota

Ministria ruse: Nga sulmet e fundit në Ukrainë kemi vrarë rreth 120 ushtarë

30 Prill 2022, 12:14 Nga DOSJA
Ministria ruse: Nga sulmet e fundit në Ukrainë kemi vrarë rreth

RUSI- Rusia ka thënë se sulmet me raketa kanë shënjestruar depot e municioneve dhe karburantit në Ukrainën lindore, ndërkohe që Moska po vazhdon përpjekjet e saj për të kapur më shumë territor dhe ndoshta të rrethojë forcat ukrainase rreth qytetit të Kramatorsk. 

Sipas CNN, ministria ruse e mbrojtjes pretendon se katër objektiva të tillë u goditën pranë qyteteve Barvenkovo, Pokrovskoe, Vozdvizhenka dhe Berezovoe. 

Sipas një njoftimi të lëshuar ditën e sotme nga ministria ata thanë që nga sulmet me raketa dhe avionë, forcat ruse goditën 10 lokacione ku strehoheshin trupa dhe pajisje ukrainase. Nga sulmet ata pretendojnë se kanë vrarë 120 ushtarë dhe kanë shkatërruar katër tanke dhe gjashtë automjete të tjera të blinduara. 

“Njësitë e artilerisë ruse kryen 389 misione gjuajtjeje gjatë natës, duke synuar midis vendeve të tjera 35 poste komandimi, 33 pozicione artilerie dhe 15 depo armësh dhe municionesh raketa-artilerie. Tetëmbëdhjetë dronë ukrainas u rrëzuan, mes tyre tre Bayraktar TB-2, një dron i armatosur i projektuar nga Turqia që është përdorur me efekte të konsiderueshme nga ushtria ukrainase kundër objektivave ruse,”-thuhet në deklaratën e ministrisë. 

LAJMI KRYESOR: ZHVILLIMET nga Ukraina! SHBA akuzon Putin për brutalitet, Lavrov: S’jemi në luftë me NATO-n

(j.c)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll