Bota

‘Kosova vend miqësor për biznesin ‘, Kurti pret në takim 50 investitorë gjermanë

30 Prill 2022, 12:46 Nga DOSJA
‘Kosova vend miqësor për biznesin ‘, Kurti pret në

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së bashku me Ministret Artane Rizvanolli dhe Rozeta Hajdari, kanë pritur në takim 50 investitorë gjermanë, të cilët ndodhet për një vizitë zyrtare në vend.

Në një postim në Facebook Kurti tha se Kosova është një vend i sigurt për të investuar por edhe i leverdisshëm pasi në rajon nuk ka shtet tjetër ku flitet më shumë gjuha gjermane.

“Duhet ta bëjmë një studim, por jam goxha i sigurt që nuk ka vend në rajon që proporcionalisht flitet më shumë gjuha gjermane sesa këtu në Kosovë. Mos të flasim pastaj për gjuhën angleze. Përveç ngjashmërisë kulturore, e di që për ju si investitorë potencialë, sidomos sundimi i ligjit dhe stabiliteti institucional dhe politik luajnë rol të madh. Në këtë drejtim dua të theksoj që tani kemi arritur stabilitet në Kosovë si kurrë më parë: Qeveria jonë ka një shumicë parlamentare që bën të mundur reformat në drejtësi dhe ekonomi”, tha Kurti.

Kurti tha se krahasuar me vitin 2020, Kosova ka patur rritje të investimeve të huaja direkte prej 22%, ndërkohë që rritja e investimeve kapitale në vitin 2021, krahasuar me 2020, ishte 10.3%.

Këta indikatorë pozitiv rrjedhin nga faktorë të ndryshëm, por sidomos nga një ambient miqësor për bizneset dhe i një popullate e cila është mesatarisht shumë e re krahasuar me vendet tjera në rajon, e sidomos me Evropën.“- u shoreh Kurti.

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni albin kurti artane rizvanolli investitoret gjerman ne kosove rozeta hajdari albin kurti artane rizvanolli investitoret gjerman ne kosove rozeta hajdari

Sondazh

Poll