Politike

Miratohen ndryshimet statutore në PD, shkarkohet Alibeaj

30 Prill 2022, 10:26 Nga DOSJA
Miratohen ndryshimet statutore në PD, shkarkohet Alibeaj

TIRANË– Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar ndryshimet statutore. Ishte deputeti Belind Këlliçi ai që lexoi ndryshimet nen për nen dhe mori aprovimin me votë me dorë. 

“Miratimin në parim të këtij ndryshimi statutor, miratimin nen për nen të ndryshimeve statutore, kush është pro për nenin 32, kryesia e degës së partisë? Miratohet. Neni, 42, Kuvendi Kombëtar, miratohet. Neni 44, Këshilli Kombëtar, miratohet, neni 47, miratohet. Neni 55, aparati qendror administrativ i partisë, miratohet, neni 64, komisioni i Rithemelimit të PD, miratohet. kush është pro për miratimin në tërësi? Miratohet,”- tha Këlliçi.

Komisioni i Rithemelimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra kreun e grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeajn. Kwllicci shpalli vakancwn e kryetarit të grupit parlamentar të PD. 

“Në mbështetje të statutit të Partisë Demokratike, për organizimin dhe funksionimin e grupit parlamentar të PD, me propozim të Rithemelimit, Kuvendi vendosi të konstatojë vakancën e kryetarit të grupit parlamentar të PD. Ngarkohjet këshilli kombëtar për zgjedhjen”, tha Këlliçi.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/PD mbledh Kuvendin! Rikthehen emrat e njohur, votohet për Këshillin Kombëtar

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike belind kelliçi kuvendi i pd 30 prill 2022 belind kelliçi kuvendi i pd 30 prill 2022

Sondazh

Poll

Politike 30 Prill 2022, 08:54

FOTO- Berisha ulet mes dy zonjave

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zjedhur të ulet krah dy zonjave në Pallatin e Kongreseve ku po mbahen punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë...