Bota

Serbia ‘tregon dhëmbët’,ekspozita e armëve të blera në Kinë, Vuçiç i shoqëruar nga Dodik

30 Prill 2022, 11:24 Nga DOSJA
Serbia ‘tregon dhëmbët’,ekspozita e armëve të

SERBI– Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i shoqëruar nga anëtari i presidencës bosnjake Milorad Dodik, Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria Serbe po marrin pjesë sot në një demonstrim të aftësive të forcave ushtarake serbe të quajtur “Mburoja 2022”.

Sipas mediave vendase, ekspozita do të shfaqë kapacitetet e Ushtrisë Serbe “Mburoja 2022” edhe sistemi kinez i mbrojtjes ajrore FK-3  në aeroportin ushtarak “Kolonel-pilot Milenko Pavloviq” në Batajnicë ku vizitorët do të mund të shohin armët dhe pajisjet ushtarake në një ekran statik dhe dinamik.

Për blerjen e armëve kineze nga Serbia në kohën kur në Ukrainë ka luftë u krijuan shqetësime nga Perëndimi se po kërcënohet paqja në Ballkan. Më 2020, SHBA-ja kishte paralajmëruar kundër blerjes së sistemit kinez për mbrojtje ajrore.

Në Batajnicë, ku tani Serbia ka bazën kryesore ushtarake ajrore, në vitin 2001 janë zbuluar 744 trupa të shqiptarëve të vrarë në luftë në Kosovë.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic milorad dodik stervitje ushtarake ne serbi aleksander vucic milorad dodik stervitje ushtarake ne serbi

Sondazh

Poll