Bota

Punonjësit e Twitter-it ‘të inatosur’ me CEO-n, i druhe një ‘eksodi’ pas blerjes nga Musk

30 Prill 2022, 11:05 Nga DOSJA
Punonjësit e Twitter-it ‘të inatosur’ me CEO-n, i druhe

SHBA- Shefi ekzekutiv i Twitter, Parag Agrawal, u përpoq të shuante zemërimin e punonjësve të premten gjatë një takimi të kompanisë ku punonjësit kërkuan përgjigje se si menaxherët planifikonin të trajtonin një ‘eksod’ masiv të parashikuar të nxitur nga blerja e kompanisë nga miliarderi Elon Musk.

Sipas Guardian, takimi vjen pasi Musk, shefi ekzekutiv i Tesla-s, i cili nënshkroi një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh për të blerë kompaninë e mediave sociale, kritikoi vazhdimisht praktikat e moderimit të përmbajtjes së Twitter-it dhe një ekzekutiv të lartë përgjegjës për përcaktimin e politikave të të folurit dhe sigurisë.

Në takimin e brendshëm të kpmanisë, drejtuesit thanë se kompania do të monitoronte çdo ditë humbjen e stafit, por ishte shumë herët për të treguar se si marrëveshja e blerjes me Musk do të ndikonte në mbajtjen e stafit.

Musk ka vendosur për uljen e pagave të bordit dhe ekzekutivit, por shkurtimet e sakta të kostove mbeten të paqarta, sipas burimeve të njohura me këtë çështje. Një burim tha se Musk nuk do të merrte vendime për shkurtimet e vendeve të punës derisa të merrte pronësinë e Twitter.

Unë besoj se organizata e ardhshme Twitter do të vazhdojë të kujdeset për ndikimin e saj në botë dhe klientët e saj,” tha Agrawal.

Ekzekutivët thanë gjatë takimit se shkalla e humbjes së punonjësve nuk kishte ndryshuar në krahasim me nivelet para lajmit të interesit të Musk për të blerë kompaninë.

Punonjësit u thanë drejtuesve se kishin frikë se sjellja e çrregullt e Musk mund të destabilizonte biznesin e Twitter dhe ta dëmtonte atë financiarisht ndërsa kompania përgatitet t’i drejtohet botës së reklamave në një prezantim javën e ardhshme në New York City.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota elon musk blen twitter parag agrawal elon musk blen twitter parag agrawal

Sondazh

Poll