Bota

Zelenskyy: Rreziqet që bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës të përfundojnë janë të larta

30 Prill 2022, 10:17 Nga DOSJA
Zelenskyy: Rreziqet që bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës të

UKRAINË-Ukraina ka paralajmëruar se bisedimet e paqes me Moskën janë në rrezik të kolapsit. Forcat ruse e kanë kthyer fokusin e tyre drejt lindjes dhe jugut të Ukrainës, pasi nuk arritën të kapnin kryeqytetin në një sulm nëntë-javor. Sipas Sky News, në komentet për gazetarët në Poloni, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy shprehu pesimizëm për mundësinë e vazhdimit të negociatave me Rusinë.

“Rreziqet që bisedimet të përfundojnë janë të larta për shkak të asaj që rusët kanë lënë pas tyre,” tha Zelenskyy.

Ukraina dhe Rusia nuk kanë mbajtur bisedime ballë për ballë për paqen që nga 29 marsi dhe atmosfera është acaruar mbi akuzat ukrainase se trupat ruse kanë kryer mizori. Moska i ka mohuar pretendimet. 

LAJMI KRYESOR: ZHVILLIMET nga Ukraina! SHBA akuzon Putin për brutalitet, Lavrov: S’jemi në luftë me NATO-n

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll