Bota

Deputeti u kap duke parë porno, Boris Johnson: Është e papranueshme që dikush…

30 Prill 2022, 10:44 Nga DOSJA
Deputeti u kap duke parë porno, Boris Johnson: Është e

BRITANI E MADHE- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, ka thënë se shikimi i pornografisë në Dhomën e Komunave është “qartësisht i papranueshëm” pasi një nga deputetët e tij është kapur duke pare filma pornografikë në telefon gjatë një seance në parlament. Sipas mediave të huaja, Johnson u shpreh se duhet të kryen proceduarat për të nxjerr faktet, dhe se kjo sjellje nuk pranohet në vendin e punës.

“Unë mendoj se është e papranueshme që dikush të bëjë diçka të tillë në vendin e punës. Do të ishte e njëjta gjë për çdo punë në këtë vend, le të jemi plotësisht të qartë për këtë. Ajo që duhet të ndodhë tani është që duhet të kryhen procedurat e duhura dhe të kuptojmë faktet. Por , po qartësisht një sjellje e tillë është krejtësisht e papranueshme,” tha Johnson.

Johnson theksoi se pas hetimeve të këtij rasti, Partia Konservatore do të vendosë se çfarë veprimesh do të merren ndaj deputetit, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i qartë.

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota boris johnson britani e madhe boris johnson britani e madhe

Sondazh

Poll