Bota

Vrasja e çiftit shqiptar në Francë, Prokuroria: Sherri nisi për tradhti, burri vrau gruan

30 Prill 2022, 08:11 Nga DOSJA
Vrasja e çiftit shqiptar në Francë, Prokuroria: Sherri nisi

FRANCË- Një çift nga Kosova është gjetur i vdekur disa ditë më parë në apartamentin e tyre në Epinal të Francës. Sipas mediave franceze, prokurorët sot kanë dalë me një përfundim se gruaja është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj, pastaj ai ka vrarë edhe veten.

Në momentin e gjarjes të pranishëm kanë qenë tre fëmijëve të tyre më të rritur, kurse 5 të tjerët nuk ka qenë në banesë.

“Nëna e familjes u vra nga i shoqi dhe ky i fundit ka përdorur të njëjtën thikë për të vrarë veten. Autopsia zbuloi disa plagë me thikë, përfshirë plagë mbrojtëse në trupin e 44-vjeçares. Hetimi konfirmoi se mëngjesin e së martës kishte shpërthyer një zënkë verbale mes çiftit pasi bashkëshorti akuzoi gruan e tij për tradhëti”-tha prokurori i Epinalit Frédéric Nahon.

Skena e tmerrshme ndodhi në banjon e banesës dhe njëri nga fëmijët më pas theu derën dhe gjeti trupat e pajetë të prindërve të tij. 

Familja, me origjinë nga Kosova, jetonte në Francë që nga viti 2018 dhe kishte statusin e refugjatit. Shtatë nga fëmijët jetonin ende me prindërit e tyre ndërsa fëmija më i madhi jetonte vetëm. Pesë fëmijët ishin në shkollë në momentin e konfliktit.

Fëmijët tashmë thuhet se janë nën kujdesin e shërbimeve sociale. Çifti më para nuk kishte paraqitur asnjë ankesë për dhunë në familje, sipas Frédéric Nahon. 

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota france vritet cifti shqiptar ne france france vritet cifti shqiptar ne france

Sondazh

Poll

Bota 30 Prill 2022, 06:43

Thirrje për reformë themelore të Frontex-it

Frontex-i është agjencia më e madhe e BE-së dhe Fabrice Leggeri ka qenë shefi i saj që nga viti 2015. Ky institucion është rritur jashtëzakonisht shumë vitet e ...