Bota

DiCaprio u kërkon të rinjve brazilianë të votojnë! Presidenti: E vendosin vetë!

30 Prill 2022, 05:42 Nga DOSJA
DiCaprio u kërkon të rinjve brazilianë të votojnë!

BRAZIL– Presidenti brazilian Jair Bolsonaro i është kundërpërgjigjur Leonardo DiCaprios pasi aktori inkurajoi të rinjtë e vendit të votojnë në zgjedhjet e fundit të këtij viti, raporton BBC.

“Brazili është shtëpia e Amazonës dhe ekosistemeve të tjera kritike për ndryshimin e klimës,” postoi DiCaprio në Twitter të enjten duke shtuar: Ajo që ndodh atje ka rëndësi për të gjithë ne dhe votimi i të rinjve është çelësi në nxitjen e ndryshimeve për një planet të shëndetshëm,”

Bolsonaro, u përgjigj me sarkazëm: Faleminderit për mbështetjen tuaj, Leo! Është vërtet e rëndësishme që çdo brazilian të votojë në zgjedhjet e ardhshme. Njerëzit tanë do të vendosin nëse duan të mbajnë sovranitetin tonë në Amazon ose të qeverisen nga hajdutët që i shërbejnë interesave të veçanta të huaja.”

DiCaprio njihet si ambientalist që del në mbrojtje të natyrës. Së fundmi ai është interesuar shumë për pyjet tropikale të Amazonës, duke dhuruar 5 milion dollarë (4.1 milion £). Bolsonaro është përballur me kritika të gjera për politikat mjedisore të qeverisë së tij dhe është akuzuar se ka lejuar që shpyllëzimi në rajon të përshpejtohet.

Sipas të dhënave, numri i pemëve të prera në Amazonën braziliane në janar të këtij viti tejkaloi shpyllëzimin për të njëjtin muaj të vitit të kaluar/ Zona e shkatërruar ishte pesë herë më e madhe se 2021 – totali më i lartë i janarit që nga fillimi i regjistrimeve në 2015.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota showbiz jair bolsonaro leonardo dicaprio jair bolsonaro leonardo dicaprio

Sondazh

Poll