Bota

Gjendet arma me të cilën u vra 23-vjeçari në Kosovë

30 Prill 2022, 07:20 Nga DOSJA
Gjendet arma me të cilën u vra 23-vjeçari në Kosovë

KOSOVË– Është gjetur arma e zjarrit me të cilën është vrarë 23-vjeçari Fazlli Hoxha dy ditë më parë në Kosovë. Policia e Kosovës ka njoftuar se bashkë me armën, janë gjetur edhe tri gëzhoja dhe një fishek.

“Fsh. Volljakë, Klinë 28.04.2022 – 20:40. Lidhur me rastin, është gjetur dhe konfiskuar pistoleta, e cila është përdorur në kryerjen e veprës në fjalë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 3 gëzhoja dhe 1 fishek. Rasti është duke u hetuar,”- thuhet në raport.

Të arrestuarit në lidhje me këtë rast janë: Agron Gashi, Ardit Gashi, Nderim Gashi dhe Bahri Gashi. Personi që ka qëlluar me armë dyshohet se është Agron Gashi nga fshati Sferkë i Malishevës. Vrasja mendohet se nisi pas një përleshjeje fizike që kishte pasur viktima me njërin nga të arrestuarit kohë më parë në Itali.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

diaspora diaspora fazli hoxha vrasje në kosovë fazli hoxha vrasje në kosovë

Sondazh

Poll

Bota 30 Prill 2022, 06:43

Thirrje për reformë themelore të Frontex-it

Frontex-i është agjencia më e madhe e BE-së dhe Fabrice Leggeri ka qenë shefi i saj që nga viti 2015. Ky institucion është rritur jashtëzakonisht shumë vitet e ...