Bota

Akuzohet për vrasje e rrëmbim! Dënohet me burgim të përjetshëm ‘Beatles’ i grupit ISIS

30 Prill 2022, 06:19 Nga DOSJA
Akuzohet për vrasje e rrëmbim! Dënohet me burgim të

MBRETËRIA E BASHKUAR- Alexanda Kotey, i njohur si anëtari i ISIS me pseudonimin ‘Beatels’, është dënuar nga Mbretëria e Bashkuar me burgim të përjetshëm. Sipas BBC, 38-vjeçari, u deklarua fajtore shtatorin e kaluar për tetë akuza penale në lidhje me rrëmbimin, torturimin dhe prerjen e kokës të pengjeve të IS në Siri.

Kotey, me origjinë nga Londra, nuk tregoi asnjë emocion ndërsa gjykatësi Thomas Selby Ellis dha vendimin e tij. Gjykatësi Ellis i përshkroi veprimet e tij si “të tmerrshme, të dhunshme dhe çnjerëzore”. Ai refuzoi një ftesë për të folur në gjykatë, duke thënë se nuk kishte asgjë më shumë për të shtuar në një letër që i kishte dërguar gjykatësit përpara dënimit.

Në letrën e shkruar me dorë prej 25 faqesh, Kotey tha se ai mori “përgjegjësinë e plotë” për veprimet e tij dhe mbetet i përkushtuar të takohet me familjet e viktimave të ti. Pengjet thanë se Kotey, El Shafee Elsheikh dhe Mohammed Emëazi ishin anëtarë të një grupi të IS që ata e quajtën “The Beatles” për shkak të theksit të tyre britanik.

Veprimet e grupit thuhet se kanë rezultuar në vdekjen e katër pengjeve amerikane të cilët janë gazetarët James Foley dhe Steven Sotloff dhe punonjësit Kayla Mueller dhe Peter Kassig.

Ata janë fajësuar gjithashtu për vdekjen e punonjësve britanikë të ndihmës David Haines dhe Alan Henning, dhe gazetarëve japonezë Haruna Yukaëa dhe Kenji Goto. Kotey u kap nga një mision sekret në Siri në janar 2018 dhe iu dorëzua forcave amerikane në Irak, përpara se të fluturonte në SHBA në vitin 2020 për t’u përballur me gjyqin.

Ai do të dënohet në gusht, por gjykatësi Ellis e urdhëroi atë të ishte i pranishëm në seancën dëgjimore të premten, kështu që deklaratat nuk duhet të jepen dy herë nga familjet e pikëlluara që flasin në sallën e gjyqit. Kotey kishte veshur një bluzë jeshile dhe shikonte drejtpërdrejt anëtarët e familjes teksa flisnin. Vajza e njërit nga viktimat David Haines, Bethany, ishte ndër ata që u ulën në çdo ditë të gjyqit të Elsheikhut.

“Unë nuk kam fjetur një natë të mirë që para se të më merrnin babin. Unë zgjohem gjatë natës duke dëgjuar britmat e babait tim, ndërsa ai po torturohet nga këta burra,”-tha ajo.

Kotey dhe Elsheikh janë luftëtarët e profilit më të lartë të IS që përballen me drejtësinë në SHBA.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota alexanda kotey. anetar i isis alexanda kotey. anetar i isis

Sondazh

Poll