Art&Argëtim

“Mu grisën pantallonat në skenë”/ Tayna: Jam beqare, djali që më do t’më sjellë aeroplan

30 Prill 2022, 05:45 Nga DOSJA
“Mu grisën pantallonat në skenë”/ Tayna: Jam beqare,

KOSOVË– Tayna ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur në lidhje me jetën e saj personale, situatat e vështira që ka kaluar dhe momentet më të sikletshme në skenë. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Prive”, ku në rubrikën “50 pyetje”, ajo ka treguar gjëra që nuk i kishte zbuluar më parë publikisht. Tayna zbuloi disa momente të sikletshme që ka pasur në skenë duke performuar, ku shprehu se i merr me mjaft spotivitet këto incidente.

“Kam shumë momente, një prej tyre mu grisën pantollonat siç isha u ktheva mbrapsh duke bërë një vallëzim dhe publiku nisën të gjithë duke brohoritur, kur më tha menaxheri “u turpërove.” Nuk ishte shumë rrezik se… nejse. Një moment tjetër u rrëzova në skenë në tokë, ishte dyshemeja e lagur.”- tregoi ajo.

Tayna ka treguar se ka marrë një ofertë për të punuar në Amerikë, të cilën e ka refuzuar për shkak se nuk dëshiron ta ndërroj audiencën e saj shqipatre.  Në lidhje me momentin më të vështirë të jetës së saj, Tayna tha se vit ii kaluar ka qenë i vështirë për të pasi ka pasur disa probleme shëndetësore.

“Fatmirësisht nuk është se kam pasur ndonjë ngjarje të keqe, kam qenë shume me fat gjithmonë, por pika më e ulët ishte vitin e kaluar sepse kam pasur probleme personale dhe shëndetësore. Tani kanë kaluar.”

Në lidhje me jetën private, reperja tregoi se për momentin është beqare, ndërsa sa i përket takimit perfekt me një djalë, ajo tha me shaka se ai duhet të sjellë një Aeroplan.

“Të më sjellin një aeroplan privat, bëj shaka. Nuk është se di shumë për date, nuk di çfarë vishtet… si shkohet… Nuk di shumë për date.”– tha Tayna.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz tayna tayna

Sondazh

Poll