Art&Argëtim

Detaje nga gjyqi/Gjithçka që Amber Heard i kërkoi Johnny Depp në këmbim të heshtjes së saj

29 Prill 2022, 13:26 Nga DOSJA
Detaje nga gjyqi/Gjithçka që Amber Heard i kërkoi Johnny Depp

SHBA– Faktet e reja që dalin në dritë nga gjyqi i Johnny Depp dhe Amber Heard, duken sikur janë marrë nga një film. Pas zbulimeve që tregojnë jetën e tyre të trazuar bashkëshortore, një dëshmi e re erdhi për të anuar peshoren edhe një herë në favor të Depp.

Sipas dëshmisë së re, Herd kishte kërkuar një mbulim mjaft të madh financiar nga bashkëshorti i saj pak para ndarjes, në mënyrë që të mos ngrinte çështjet e tyre personale.

Në një letër të datës 24 maj 2016 nga avokatja e saj, Samantha Spector, Heard kërkoi një marrëveshje për të “bërë gjithçka të mundshme për t’i mbajtur personalitetet e tyre larg medias”. Spector tha se aktorja kërkoi përdorim dhe posedim ekskluziv të Range Rover-it të zi, automjeti që ajo aktualisht drejton, me Depp që vazhdon të bëjë të gjitha pagesat.

Herd gjithashtu donte përdorimin dhe zotërimin ekskluziv të 849 S. Broadway, Penthouse Nr. 1, 3 dhe 5 me Depp që vazhdon të paguajë hipotekat, shërbimet komunale, etj., dhe gjithashtu kërkoi 100,000 dollarë tarifa ligjore dhe 25,000 dollarë për shpenzime gjyqësore.

Letra u prezantua në sallën e gjyqit të mërkurën, ndërsa në dëshminë e tij të enjten, Këshilltari i Përgjithshëm i ACLU (Shoqata Amerikane për Liritë Civile), Terence Doherty, pohoi se kishte kontaktuar Herd dhe siç tha ai “mësuam se ajo ishte duke u përballur me vështirësi financiare”.

Ai më vonë pretendoi se kontributet e tij në organizatë përfshinin një donacion prej 1 milion dollarësh nga Elon Musk, i cili ishte në lidhje me Herd pas ndarjes nga Depp. Në një dëshmi tjetër, Doherty pretendoi se drejtuesit e ACLU kërkuan të përforconin artikullin e vitit 2018 në Washington Post mbi dhunën në familje të dyshuar të kryer nga Heard. Ai nuk pranoi të përmendte Depp, por referencat e tij në dëshminë e tij përshkruanin aktorin.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz amber heard johnny depp samantha spector amber heard johnny depp samantha spector

Sondazh

Poll