Art&Argëtim

Aktorja e famshme akuzohet për abuzim seksual ndaj një të miture

29 Prill 2022, 09:35 Nga DOSJA
Aktorja e famshme akuzohet për abuzim seksual ndaj një të miture

MBRETËRIA E BASHKUAR- Zara Phythian, e cila u bë e njohur në filmin “ Doctor Strange” në vitin 2016, dhe bashkëshorti i saj po përballet me disa akuza të rënda për përdhunimin e një vajze të mitur, 13-vjeçare.

Sipas BBC, ngjarja thuhet se ka ndodhur midis viteve 2005-2005. Aktorja së bashku me bashkëshortin e saj Victor Marke, po mohojnë akuzat e shumta për ngacmime seksuale të ngritura kundër tyre nga një grua e cila ishte 13 vjeçe në kohën e abuzimit seksual të dyshuar. 

Vajza, e cila tani është e rritur, i tha policisë se çifti filmoi shumicën e abuzimit në një përpjekje për të rikrijuar skena pornografike. 

Vajza e abuzuar ka treguar për herë të parë historinë e tmerrshme të abuzimit, që sipas saj iu bë nga çifti i bashkëshortëve. Ajo ka treguar se ata e joshën duke e ftuar në shtëpinë e tyre, ku më pas e lidhën dhe e përdhunuan, teksa të gjithë skenën e filmuan.

“E dija se ishte gabim, por thjesht nuk dija si të dilja nga situata apo të thosha ndonjë gjë, pasi më kërcënuan se akush nuk do të besonte”– tha ajo.

Në total, çifti po përballet me 14 akuza për aktivitet seksual me të miturën në Mbretërinë e Bashkuara.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz abuzim seksual abuzuan seksualisht me te miture ne angli victor marke zara phythian abuzim seksual abuzuan seksualisht me te miture ne angli victor marke zara phythian

Sondazh

Poll