Art&Argëtim

VD- Ministrja Kumbaro fton djemtë grekë: Të vijnë, të jetojnë dhe të martohen në Shqipëri

29 Prill 2022, 15:54 Nga DOSJA
VD- Ministrja Kumbaro fton djemtë grekë: Të vijnë, të

TIRANË– Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro ka bërë një thirrje të çuditshme nga Gjirokastra. Sot, teksa merr pjesë në hapjen e Panairit të Biznesit, organizuar nga Dhoma e Tregtisë e qarkut të Gjirokastrës dhe të Janinës, u ka bërë thirrje djemve grekë të vijnë të punojnë, jetojnë dhe martohen në Shqipëri. Por në videon e publikuar nga “Neësbomb” nuk e përjashton mundësinë që të ndodhë e anasjellta.

“Bizneset apo miqtë grekë të vijnë të punojnë, të jetojnë, të dashurohen apo të martohen këtu në Shqipëri apo anasjelltas. Sepse mendja njerëzore dhe shpirti është njësoj si lumenjtë dhe zogjtë, të cilët nuk kanë pasaportë,”– shprehet Kumbaro. Ndërkohë që gjithë të tjerët rrinë dhe e dëgjojnë.

Në aktivitetin që ka çelur siparin, është pjesëmarrës edhe zv.ministri i Jashtëm grek, Kosta Fraggoyannis, ndërsa Kumbaro shkon në cilësinë e deputetes së zonës.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

virale virale mirela kumbaro mirela kumbaro

Sondazh

Poll